Fatbardha Budini
Lotët e jetimit.
Sa i pastër rrjedh loti në sytë e këtij jetimi,
që në fëmijëri iu plagos shpirti.
Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka lëkura e tij,
edhe ky është si çdo fëmijë.
I mungon buka dhe ka shumë uri,
në asnjë minut nuk gjen qetësi.
Sa shumë dhimbje ka në trupin e tij,
sa shumë e shkatërroi kjo varfëri,
nuk ka ushqim dhe as shtëpi.
A do të dal Dielli mba kohës me shi?
A do të ket ndonjëherë buzëqeshje për këta fëmi?
A do kenë ndonjëherë lumturi apo veç lot trishtimi?
A do të kenë ndonjëherë ushqim apo
gjithmonë i pllakos mjerimi?
Të lutem o Zot i Madherueshëm dhe plot lavdi,
furnizoji njerëzit jetim dhe të mbytur në varfëri,
jepu atyre strehim,ushqim dhe qetësi,
të jetojnë dhe të bëjnë jetë normale si çdo njeri.
Fier/7/1/2022
Albania

Fatbardha Budini.