Fatbardha Budini-Melodia e harpave.


Titulli: Melodia e harpave.
Në atë orë të natës, kur gjithçka është në qetësi,
O vëzhgues i vetmuar i qiejve në këtë lartësi,
a e dëgjon ajrin e natës dhe psherëtimat e tij.

A e dëgjon melodinë e harpave kur biejnë ëmbël për dashurinë,
për tê hapur portat e zbehta tē lindjes së Diellit në qiejtë e kaltërsisë.

Kur gjithçka në këtë botë është veshur në qetësi,
Zgjohuni për të dëgjuar harpat që luajnë me shumë ëmbëlsi,
që luajnë për të dashur dhe për të ecur në hapat e tij.

Në atë orë të natës kur dritat e buta vijnē dhe shkojnë,
muzika e ëmbël ajrin lart dhe Tokën po e pushtojnë.

Fier/18/10/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author