Fatbardha Budini: Mrekullit e Natyrës


Fatbardha Budini

Një skenë fantastike qelë artisti pikturon,
ekspert dhe i shkathët me dorën e tij vizaton.

Furça leviz shpejtë dhe me shumë lehtësi,
në natyrën e mrekullueshme të këtij Dimri.

Peisazh i skicuar nga dora dhe kujtesa e këtij artisti,
ku Qielli dhe Toka ishin pjesë e këtij gërshetimi.

Pemët e pishave arrinin krenare dhe të larta,
si statuja qëndronin në këmbë të veshura e gjitha nga e bardha.

Degët e pluhurosura i shtrinin gishtat lart,
Qielli dhe Toka duken sikur janë mbuluar
nga një qilim i bardhë dhe i artë.

Flokët e freskët të borës rrotullohen si kërcimtare,
duke krijuar një pamje mahnitëse dhe margaritare.

Drita e zbehtë e Hënës, bujarisht derdh përreth diamant,
thesari shkëlqen mbi Tokën e ftohtë e
të acart.

Rreshjet e borës me nuanca argjendi,
mrekullisht mbështjellin Tokën dhe pjesët e çdo vendi.

Nê netët e gjata dhe të ftohta të këtij Dimri,
natyra është e gjitha një mrekulli,
që në zemrat e njerëzve ka sjell pak qetësi,pak butësi.
Fier/11/12/2021
Albania
Fatbardha Budini

About Post Author