Fatbardha Budini-Natë vjeshte


Titulli’ Natë Vjeshte.

Qielli u mbulua nga retë me shumë zymtësi,
sonte Vjeshta po tingëllon me shumë melankoli.

Gjethet si tastier pianoje këndojnë,
nga era që fryn duket sikur fluturojnë.
Ky Qiell i zymtë sot po më tregon,
se shiu dalngadalë të bjeri po fillon.

Kështu në monotoni, nën tingujt e erërave,
gjethet fërshfërijnë nga degët e pemëve.

Degët dridhen, kërcasin dhe fillojnë të përkulen,
drejtohen dhe përsëri duket sikur valëzohen.

Era vazhdon me ritmin e saj të ëmbël papushim,
dhe gjethet vazhdojnë melodinë e tyre me plotë gëzim.

Fier/4/11/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini. 

About Post Author