Fatbardha Budini
Në sytë e tu.

E ndjej veten të tërhequr nga kjo Natyrë plotë hijeshi,
nē kētë rruzull të bukur e veshur me shumē mrekulli.
Një Natyrë e gjallë, e thellë dhe tepër misterioze,
qē zemrave tona i jep jetë dhe kaq shumë emocione.
Tek sa hyj menjëherë me ndjenjën e thellë të dashurisë,
mendimi im i vetëm se kam kaluar nē parajsën e lumturisë.
Një fuqi e pashmangëshme rrotullohet rreth meje,
tek shoh njē livadh të mbushur me lule të bardha me aromë pranvere.
Qielli është ngjyrosur me ngjyrë blu tē butë dhe qetësuese,
qē ditët që vijnë të jenë të sjellin një verë të ngrohtē dhe më shumë argëtuese.
Unë endem në këtë mrekulli pa frikën se mund të jem e humbur,
dhe papritur shoh në sytë e tu një vizion kaq të bukur.
Tek shoh gjithē këto mrekulli që Zoti na i
dhuroi,
befas e kuptoj se pranë meje je ti, aty zemra ime tik-taket e saj i shumoi.
Fytyra jote filloi të shkëlqej ëmbël dhe butësisht,
nga shkëlqimi i Diellit të jetës dhe i vet dashurisë.
Dielli i artë me rrezet e tij, flokët e tu, fillon dhe i përkëdhel,
premtimin e ditëve të përjetëshme në mendjet tona i sjell.
Krahët e tu të ushqejnë mjegullat e rehatisë dhe të dashurisë,
që rrotullohen dhe lëvizin në këtë vend të veshur prej mrekullisë.
Në këtë moment e kuptoj se jam në një vend që kurrë nuk dua për t’u larguar,
jam e humbur dhe lumtur në shkēlqimin e syve të tu të dashuruar.
Albania