Fatbardha Budini :Një trëndafil


Fatbardha Budini 
Nje trondafil Dimri, një sonet
ajo ecte nëpër borën që rrugët i shkëlqente,
që mbulonte pikëllimin e vdekjes së kësaj vjeshte.

Aty gjeti mbi një shkurre një trëndafil që kishte ngrirë i gjithi,
dukej si njeri qe sapo i kishte dal shpirti,
bukuria e saj mbeti e papjekur,
në frymën e këtij Dimri ,qoesapo kishte trokitur.

Sa deshirë kishte t’i prekte përseri ato petale,
aty ku premtuan dashurinë e tyre të madhe,
por fatkeqësisht zemra e tij doli tepër tradhëtare.

Papritur filloi të zhytet në ëndërrat plot mallëgjim,
plrshpëriti me zë të lart emrin e tij me trishtim,
këputi trëndafilin nga bora e Dimrit,
dhe e mbajti afer zemres me dhimbjet e shpirtit.
Fier/4/12/2021
Albania
Fatbardha Budini 

About Post Author