Fatbardha Budini

Shkëlqimi në sytë e tu.
Shkëlqimi në sytë e tu ka rrezatimin e një Dielli,
shkëlqimi në fytyrën tënde më çon në lartësinë e një qielli.
Është e drejtë të jem pranë teje edhe në erërat me të forta,
është e drejtë të shoh gjitha gjërat që shkëlqejnë në rrugët tona.
Për ty nuk ka asgjë që nuk doja ta dija
me ty pranë e lehtë na bëhet vështirësia.
Shumë gjëra të mira vijnë në lidhje
me ty,
muzika ngjall sërish rininën kur shihemi në sy.
Ajri i ndritshëm në flokët e tu të sapoprerë
varet me lehtësi,
dhe shoh fytyrën tënde të shkëlqej plot ëmbëlsi.
Është e lehtë kohën për të kuptuar,
atë që duket si proçes në errësirë,
dhe ty të pranova si proçesin më të bukur,
të jetës,që shpirtit tim i dha dritë.
Fier/27/1/2022
Albania: