Fatbardha Budini: Vajza e bukur çame
Ti moj vajzë çame e bukur dhe lozonjare,
zemrën e këtij djali të ri, ia rrëmbeve fare.
Sytë e tu si rrush i zi,
Vetullat e tua si krahët e një skifteri.
Buzëqeshja jote si e një trëndafili,
ia çuan peshë zemrën e këtij djali.
Ai çdo ditë, çdo natë për ty po mendon,
në gjumë kur fle vetëm ty të
ëndërron.
U bën shumë kohë që ty, ai nuk të ka parë,
a e di vallë se malli për ty e ka marrë?
Çdo natë lutet që të shohi me sy,
ose pret që të marri ndonjë lajm nga ty.
Zoti i lutet ky djal çdo ditë dhe çdo natë,
vallë a e ke ti këtë ndjenjë dhe këtë mallë?
Nëse ti vërtetë ke ndjenja siç ka ky djalë,
atëherê lutju Zotit që t’ju bashkoj sa më parë.
Fatbardha Budini
