Fatbardha Budini-Vetëm në sytë e tu


Titulli: Vetëm në sytë e tu.

Shoh se zhytem në thellësinë e oqeaneve, në sytë e tu të zjarrtë,
rrahjet e zemrave tona vijnë si dallgët e detit të artë.

Shikimi yt erdhi dhe takoi shikimin
tim,
duke kujtuar lidhjen tonë, që u lidhëm me shpirt.

Edhe pse herët e gjetëm njëri-tjetrin prej kësaj Toke,
dashuria jonë është lidhur, që në qiejt e kësaj Bote.

Shkëlqimet e dashurisë, burojnë nga zemra jonë,
si hëna vezulluese sytë tanë
ndriçojnë.

Sharmi ynë magnetik ngre baticat lart dhe na emocionon,
dhe qielli blu,që vjen në mendjen dhe në shpirtin tonë.

Koha fluturon, njerëzit dhe vendet ndryshojnë,
kemi kaluar shumë vite bashkë dhe vitet ikin e shkojnë,
por dashuria jonë do të mbetet e re përgjithmonë.

Nëse shpirti im fillon që të
bjerë,
sytë e tu i shoh, që më japin shumë
shpresë.

Kur koha dhe baticat janë kundër
nesh,
sytë e tu më sigurojnë, që ti je me mua në çdo hap, në çdo pengesë.

Sytë e tu janë si Hëna ndriçuese e netëve të errëta,
dhe janë Dielli im gjatë ditës që na ka dhuruar jeta.

Fier/8/9/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author