Fatbardha Budini-Ylli


Fatbardha Budini

Titulli: Ylli

Shumë e gjatë është rruga,
nga një yll gjer tek njerëzimi.
Mijëra vite duhet të ikin,
që të arrijnë rrezet e tij.

Kur të shuhet rrezja e zbehtë,
do kalojnë shekuj gjer sa të vijë.
Drita e yllit që shkëlqen,
në sytë e njerëzve do të vetëtijë.

Ngrihet ylli shumë lart dhe ndriçon,
pastaj shuhet diku lart.
Ndezur syri se dallon,
por të shuar e sheh mē qartë.

Ylli lind ndriçon dhe një ditë shuhet,
lulja lulëzon dhe një ditë thahet.
Kafsha lind rritet,plaket dhe një ditë vdes,
ashtu dhe njeriu lind rritet plaket dhe një ditë vdes.

Fier/15/10/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini. 

About Post Author