Fatbardha Budini:Aromë pranverore


Fatbardha Budini

Aromë pranverore

Ky fllad i ëmbël dhe i lehtë pranveror,
lindjen e luleve të bukura po feston.
Muaji prill ditët e fundit po numëron,
ardhjen e muajit Maj po lajmëron.

Në secilën degë pemë,në secilën
gjethe,
dëgjohet melodia e zogjve, në këtë stinë pranvere.

Të gjitha dallëndyshet kanë ardhur nga larg,
duke kënduar këngën e tyre të bukur, me zërin e tyre të artë.

Rrugët tona janë mbushur me meloditë e bukura të pranverës,
për të festuar ditëlindjen e bukur të lule deles.

Kjo pranverë e bukur,është e veshur me plot bekim,
me aromën e këndëshme të luleve,që të kënaqin shpirtin.

Unë shoh mrekullinë natyrore,që dora e Zotit ka krijuar,
dhe bujarinë e madhe,që me njerëzit,ai ka treguar.

Ngjyrat më të bukura i ka zgjedhur, për këtë stinë,
që zemrat e njerëzve t’i mbushi,me ajër dhe me plotë gëzim.

Sa e bukur vërtet është,për ne kjo stinë,
për njerëzimin,ajo ka ardh si një bekim.
Ky është bekim,që na vjen nga Zoti plotë madhëri,
që ne të kemi shëndet të mirë dhe me plotë lumturi.

I bekuar është Qielli me plotë kaltërsi,
I bekuar êshtê Dielli me plotë ngrohtësi.
E bekuar është nata, me plotë yjësi,
E bekuar është Hëna me plotë hijeshi.
E bekuar është e gjithë kjo Tokë,
E bekuar është e gjithë kjo Botë,
nga dora e bekuar e të madhit Zot.
Fatbardha Budini. 

About Post Author