Fatbardha Budini
Çdo minutë, çdo ditë Zoti ecën me mua në rrugën e gjatë të jetës,
më ndihmon të largoj sfidat e mia vetëm nëpërmjet shpresës.
Në çdo hap që bëj gjatë rrugëtimit tim,
Zoti im i dashur është gjithmonë aty duke më dhënë ndihmë.
Çdo minutë,çdo ditë ndjej dashurinë e Zotit plotë madhëri,
ai më mbulon me mëshirën e Tij kur më kaplon trishtimi.
Çdo minutë,çdo ditë më ruan nga rreziku, lëndimi dhe dëmtimi,
më shpëton nga kurthet e armiqve dhe më pas vjen shpirtin tim vjen lehtësimi.
Çdo minutë, çdo ditë mbështetem tek Zoti im,
ai më ngushllon dhe i sjell qetësi shpirtit tim.
Çdo minutë, çdo ditë ndjej praninë e Zotit në gjithë këtë rrugëtim,
ai më sjell paqe, forcë për të përballuar çdo sfid.
Zoti im është besnik dhe më ruan deri nē përjetësi,
siç bën një baba i dhemsur me fëmijët e tij.
Me anë të besimit unë eci nëpërmjet hapave të Zotit plotë madhëri,
ndërsa ai më udhëzon në rrugët e gjata të këtij udhëtimi.
