Fatbardha Budini:Dashuria e Zotit


Fatbardha Budini

Dashuria e Zotit.

Ndonjëherë ndihemi tepër të përhumbur,

në një labirint emocionesh,

ku çdo drejtim ndihet si një rrugë e pamundur.

Ndonjëherë ndihemi kaq të

vetmuar,

nē kërkim të një zgjidhje të

pamundur.

Shumë herëfillojmë fajësojmë Zotin për sfidat tona të kaluara,

për nevojat tona që na mbeten shpesh herë të paplotësuara.

Por Zoti kurrë nuk na ka bërë ndonjë premtim,

se në rrugën tonë do të kishim vetëm lehtësim.

por zgjidhje në forma të ndryshme për ne do të vijnë.

Zoti na ka premtuar se nuk do të na braktis asnjëherë prej vetes,

dhe ne mund tē kemi ende paqe në mes të stuhive të jetës.

Dashuria e Zotit për ne shkon më shumë se oqeani më i thellë,

Ai nuk ndryshohet nga disponimi, që ne për të kemi sjellë.

Për çdo problem, Zoti për ne ka një zgjidhje,

ai punon vazhdimisht deri në jetën e përjetëshme.

Sa herë ne mendojmë se po humbasim prej betejave të jetës,

ne mund të përulemi prej brengës dhe humbjes së vetes.

Të kujtojmë Zotin dhe gjithmonë do të kemi një zgjidhje,

sepse me të pranë ne kurrë nuk do të kemi humbje.

About Post Author