Fatbardha Budini:Dëbora e dashurisë tonë


Fatbardha Budini

Dëbora e dashurisë tonë

Në këtë Dhjetor të ftohtë, e ndritshme përshpëriti dëbora,
si një xham i artë kërciste nëpër këmbët tona.

Pas nesh tek ecnim të dy sëbashku të kapur për dore,
hijet tona kërcenin,në parkun ku luanim
me topa dëbore.

Përtej liqenit me ngjyrë blu ,që dukej si i gjallë,
patinatorët fluturonin sa andej-këndej,
mbi deborën e artë,
bënin forma fantastike,që jepnin një bukuri
mahnitëse dhe të rrallë.

Në gjithë këtë bardhësi dëbore dhe plot mrekulli,
Toka piu Diellin me shkëlqimin prej
argjendi.
Në gjithë këtë bukuri natyrore e veshur prej mrekullisë,
patinatorët pinë verën tyre dehëse të
shpejtësisë.

Në gjithë këtë bukuri të krijuar prej Zotit të madhështisë,
ne qeshnim të lumtur duke pirë verën e ëmbël të dashurisë.

Për një çast nuk u ndie muzika e lumturisë
tonë,
nota e saj diku lart në pemën e mbuluar me dëborë po tingëllon.

Papritur i ngrita sytë shumë lart mbi qiellin qe dukej i veshur i tëri në të bardhë,
dhe pash në degën e zezë të një panje,
njolla dëbore me një shkelqim të artë.

Të patrembura dhe të bukura si dashuria jonë,
njollat e dëborës mbeteshin të ngjeshura nga hapat tonë.

Dhe papritur na lind pyetja në këtë vend të veshur prej bardhesisë,
vallë kush mund ta tregoj në këto çaste madhështinë e lumturisë,
apo të vendosi kufij në rrugët tona të
dashurisë???
Fier/26/12/2021
Albania

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.