Fatbardha Budini:Diku


Fatbardha Budini:Diku

Diku shumë larg për tej Detit,
shtrihet një shtet, vend gjithë mrekulli,
me lumenj që vërshojnë drejtë Detit me shpejtësi.

Diku shumë larg shihen male të larta me plotë madhështi,
me lartësinë e tyre duket sikur prekin Qiellin.

Diku shumë larg në fushat e Savanës,
shtrihet një shtet, vend gjithë mrekulli,
ku fëmijët janë të shpërndar si era,
disa në vende të afërta, disa në vende largëta.

Diku atje larg ndodhet një kopêsht që ka shumë gjallëri,
ku fëmijët luajnë kukamfshefti, të qeshur dhe gjithë lumturi.
Ata këndojnë këngë nën rrezet e Diellit,
duke ndjekur hijen e pemêve që vjen prej Qiellit.

Diku aty në fushat e Myzeqesë shtrihet qyteti im,
jehona e të qeshurave të fëmijëve të mi mbushin shpirtin tim.

Diku aty disa kilometra larg shtëpisë,
unë eci në rrugë dhe vazhdoj të shëtisë.
dhe them me vete Zoti na i fali gjithë këto mrekulli,
përse të mos kujdesemi o njerëzi?


About Post Author