Fatbardha Budini:Dua të shkruaj


Fatbardha Budini

Dua të shkruaj.

Dua të shkruaj mbi lindjen e Diellit

dhe në kaltërsinë e bukur të Qiellit.

Dua të shkruaj për yjet dhe Hënën me plot vezullim,

që mendjes dhe zemrës time i japin tepër frymëzim.

Dua të shkruaj mbi gjethet e bukura të pemëve,

dhe mbi puplat e zogjve që fluturojnë drejtë reve.

Dua të shkruaj për ZOTIN që është si një fortesë brenda zemrës,

dhe frymarrja ime që bën rrugët e mia të jetës.

Dua të shkruaj me zërin tim deri sa unë të jetoj,

dhe lotët nga faqet njerëzve dua t’ua

largoj.

Dua të shkruaj mbi sipërfaqen e valëve mbi det,

si dhe në gjumin e Tokës që zgjat deri në pranverë.

Dua të shkruaj mbi melodinë e frymarrjeve të tua,

dhe aty ku çdo çast themi fjalën e magjishme Të Dua.

Dua të shkruaj në çdo fletë këngët e jetës time,

dhe të këndoj emrin tënd si një poezi e bukur dashurie.

Dua të shkruaj për kohët e paharruar të rinisë,

aty ku hodhëm hapat tona të para të dashurisë.

Dua të shkruaj për jetën që ne sëbashku po jetojmë,

shëndeti, mirësia,paqja dashuria përgjithmonë tek ne mbizotëroftë.

Dua të shkruaj për fëmijët tanë si dy të mrekullueshëm,

që na i fali ZOTI YNË I MADHËRUESHËM,

Dua të shkruaj për nënën time dhe gjithë nënat nëpër botë,

lot nga sytë e tyre kurrë nuk duhet të lejojmë.

Dua të shkruaj për jetimët, të pastrehët,invalidët,autikët kudo në botë,

duart ndihmëtare dhe mirësisë,

në çdo çast në jetën e tyre j’u ofroftë.

Dua të shkruaj për të gjithë njerëzit nëpër botë,

kjo pandemi përgjithmonë nga ne u largoftë.

Shëndeti,Paqja,Mirësia, Dashuria,Lumturia dhe Begatia

përgjithmonë mbi njerëzimin mbizotëroftë.

About Post Author