Fatbardha Budini:Duam paqe në këtë tokë


Fatbardha Budini:Duam paqe në këtë Tokë.

U tha se lufta për njerëzimin do të përfundojë,

por dita-ditës ajo nga disa njerëz kërkohet që të vazhdojë.

Njerëzit kanë harruar që të buzëqeshin dhe nuk mund të pretendojnë,

janë kapluar nga trishtimi dhe kanë harruar që të jetojnë.

Mijëra njerëz të pafajshëm nëpër Botë presim që dikush t’i ndihmojë,

qytetet dhe fshatrat e tyre luftrat po i shkatërrojnë.

Zemrat dhe shpirtrat tanë kjo gjë shumë po i lëndon.

Gjithë njerëzit që vërtet duan paqe në këtë Botë,

luten dhe kërkojnë që kjo luftë së shpejti të mbarojë.

Kurrë nuk duhet të harrojmë mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm që u vranë,

kjo është arsyeja,që duhet të bëjmë paqe në gjithë botën anembanë.

Besojmë se për të gjithë do vij një e ardhme më e lumtur,

dhe do të jetojmë në paqe, për një jetë më të bukur.

About Post Author