Fatbardha Budini
Ëndërr e bukur.
Ëndërr e bukur zgjohu tek unë, nën dritën e yjeve, që ndriçojnë prej qiellit,
dhe pikave të vesës që do presin ardhjen e mëngjesit.
Tingujt të botës së zymtë le të dëgjohen gjatë ditës së përgjumur,
dhe nën dritën e hënës në natën e gjatë dhe të përhumbur.
Ëndërr e bukur ti mbretëreshë e gjumit tim,
ëndërro, ndërsa unë do të dëgjoj një melodi të ëmbël me plotë adhurim.
Ëndërr e bukur eja dhe zgjohu tek unë
tani,
jepi shpirtit tim pakëz jetë, nga e bukura ime rini.
Ëndërr e bukur në detin e veshur me plotë kaltërsi,
jepi jetës time shkēlqimin mahnitës të këtij Dielli.
Ëndërr e bukur, eja ti në zemrën time,
si një Diell me shumē rrezatime.
Largoji ti, nga jeta ime retë e errëta të trishtimit,
shfaqe ti lumturinë time, që më vjen prej zemrës dhe shpirtit.
