Fatbardha Budini:Erë e fuqishme pranverore.


Fatbardha Budini

Erë e fuqishme pranverore.

Erë fuqishme dhe e bekuar Erë,
sa egërsisht po fryn në këtë pranverë.
Gjethet e pemëve tunden papushim,
dhe zërat e zogjve nuk po gumëzhijnë.

Sa e trishtë po duket sot kjo ditë,
duket sikur Zoti është në zemërim.
Kjo erë fortē dhe plotë egërsi,
vjen t’u largoj disa njerëzve çdo ligësi.

Fryn kjo erë me shumë tërbim,
sjell tek ne paksa plogështim.
le t’i lutemi Zotit dhe ta adhurojmë,
t’i kërkojmë falje, shpirtin të qetësojmë.


About Post Author