
Familja mbi gjithçka.
Sa shpesh e shtyjmë mënjanë,
mendimin për të bërë një telefonatë,
për një dikë të afërt që nuk e shohim fare
dhe dikë që e shohim shumë rrallë.
A e dimë ne vallë se jemi në rrugë të
drejtë,
apo ende jemi në mendimet tona paksa të shpejtë?
A e dimë ne vallë nëse dikush ndodhet pranë një prindi, që është në vetmi?
A mos vallë është sëmur, apo shumë i ka mbytur trishtimi?
A jemi vallë ne të shqetësuar,
për aq kohë sa ka kaluar?
Nga takimi i fundit kur kemi shkuar?
A jemi ne të sigurtë, se këtë gjë mund t’a përballojmë,
të ulemi dhe gjithçka për shumë kohë të harrojmë?
Nuk duhet të humbim dhe një ditë tjetër dhe të gabojmë,
në bërjen e gjithçkaje në këtë jetë, që ne preferojmë.
Në vend të çdo gjëje duhet të kujtojmë përherë,
familja ka më shumë rëndësi dhe më tepër vlerë.