Fatbardha Budini:Femra është një mbretëreshë.


 Fatbardha Budini

Femra është një mbretëreshë.

Femra është si një mbretëreshë,
që asnjë sfid atë nuk e tremb.
Në rrugët e jetës kur ajo kalon,
çdo vështirësi me guxim e përballon.

Femra është si një mbretëreshë,
që duart i drejton drejt Qiellit,
I lutet Zotit, që t’i japi bekimet e tij,
që në familjen e saj të ketë lumturi.

Femra është si një mbretëreshë, që këndon me zë të lartë,
nuk e intereson turma e njerëzve në rrugë jo aspak.

Femra është si një mbretëreshë,
që ka bindjet e saj,
ajo i merr vet vendimet e saj dhe fjalën di ta mbaj.

Femra është si një mbretëreshë që di ta jetoj jetën siç duhet,
nuk i interesojnë grindjet dhe ruan qetësinë aq sa mundet.

Femra është një mbretëreshë,
një mike, një e dashur,një vajzë
një motër, një nënë me zemër të adhurueshme
dhe një grua me idetë e saj të mëdha dhe të mrekullueshme.

Femra është si një mbretëreshë,
që nga vështirësitë kurrë nuk
përkulet,
qëndron në këmbë dhe nuk
lëkundet.

Çdo grua është si një mbretëreshë në familjes e saj,
ajo duhet nderuar dhe të çohet në piedestal.
Fier/23/2/2022
Albania

About Post Author