Fatbardha Budini:Ishulli i dashurisë


Fatbardha Budini

A të kujtohet kur në Dimër, arritëm në ishullin tonë të lumturisë,
dhe deti ngriti kurorën mahnitëse të dashurisë?

Të përqafuar qëndronim mbi rërën e lagur dhe tepër ngjitëse,
flladi i lehtë që nga dallgët e detit vinte,
fjalë tl ëmbla dashurie në vesh më përshpëriste.

Fjala Të Dua si një gjethe e vogël filloj të dridhej mbi zemrat tona,
sa e ëmbël dukej kjo dashuri në netët e gjata, në orët e vona.

Në fillim nuk të pash, nuk e dija që po ecje me mua,
dhe nuk e mendoja që në ato caste do më thoje fjalën Të Dua.

Keshtu ishte prania jote e paqëllimshme, e padukshme,
që papritur zemra ime filloi të rrihte fort, me tingujt e saj të mrekullueshme.

A të kujtohet dashuria ime,
njohja jonë në ishullin e mrekullive?
Aty ku pranë zjarrit të ndezur të dy u perqafuam,
dashurinë tonë te zjarrtë,
Dimrit me katër krahët tona ia treguam.

Zjarri me puthjet tona vazhdimisht ishte në ngritje,
derisa preku yllin lart në qiellin blu,
që aq shumë ndriste.

A të kujtohet kur në ishullin e dashurisë sëbashku kemi lundruar,
dhe zemrat tona sa shumë janë dashuruar?

Ecnim pafund të kapur për dore, në ishullin tonë të lumturisë
aty ku hodhëm hapat e para të dashurisë.

Çdo rrugë, çdo gur që sot ne po shikojmë
kanë thënë emrat tanë, kane folur për dashurinë tonë.
Fier/10/12/2021
Albania

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *