Fatbardha Budini:Kam mall


Fatbardha Budini

Kam mall per vitet e mia te femijerise…
Per mengjeset e bukura kur nena na zgjonte…
me zerin e saj te embel…..
per tu bere gati per ne shkolle…

Kam mall te degjoj zerin e mrekullueshem….
te gazetares ne radion tone Iliria….
kur thoshte: ‘Ju flet Tirana! Ora 7:00.
Ndjej mall per ato vite….
kur i mbushnim cantat plot me libra…
fletore,lapsa stilograf,kallamata….
si dhe buken qe na e jepte me vete nena….

Ndjej mall per kohen kur binte zilja e shkolles..
qe na vinte ne rresht perpara ores 8.

Kam mall per shetitjet qe benim te dielave….
me prinderit neper parqet e gjelberuara….

Per shetitjet qe benim cdo mbremje….
me prinderit tane qe na kapnin per dore …
na blinin ashure,kasata,,akullore…
kulac te kuq,hallva katrore,aranxhata etj..etj…

Kam mall per te pare autobuzat firzamonik..
kur ne vraponim sebashku me prinderit….
per te zene vend per tu ulur …
Dhe ne femijet sapo zbrisnim vraponim….
me cadra,shkopa,komordare,topa neper duar…
per te zene vend sa me prane bregut te detit…

Ndjej mall per ate det qe ishte i te gjitheve…
dhe jo privatizuar sic eshte ne ditet e sotme…
Ka shume njerez qe nuk po munden e shijojne..
kete stine vere,sepse cmimet jane shume te larta

gjer ne stratosfere……

Kam mall,kam shume mall per ato vite,…
vertet,ishim te varfer,por ishim me njerezor,

ishim me te respektueshem,me te dhimsur, me te gjithe…
sepse ishim pothuajse te gjithe njelloj….
Nuk ishte kaq e theksuar sic eshte ne ditet e sotme zilia,

cmira,xhelozia,mos respekti,per pleqte,per invalidet

,jetimet,te varferit etj, etj… 

About Post Author