
Fatbardha Budini
Kjo ditë e bukur pranvere
Nga kaltērsia e Qiellit, lindi i bukur Dielli,
me rrezet e tij të arta, fytyrën time përkëdheli.
Mbi degën e një peme zogjtë po cicërrojnë gjithë ëmbëlsi,
me zërin e tyre melodioz të kënaqet shpirti.
Bari jeshil shtrihet si një qilim madhështorë me plotë gjelbërim,
gonxhet çelin lulet me me shumë lulëzim.
Kësaj natyre madhështore i japin hijeshi,
për njerëzit vërtet kjo është një mrekulli.
Sa shumë po e adhuroj sot këtë stinē pranvere,
me Diellin, që vezullon më duket si një ditë e nxehtë vere.
Gjithë ky imazh, gjithë kjo bukuri,
mē çojnë në mendje Detin plotë kaltërsi,
aty ku valët e saj përplasen lehtasi dhe me furi,
mbi anët dhe majat e thepisura të çdo shkëmbi.