Fatbardha Budini:Kur vështrojmë Natyrën


Fatbardha Budini

Kur vështrojmë Natyrën.

Kur vështrojmë lulet e bukura rreth nesh,

ato sjellin lumturi.

Kur vështrojmë zogjtë që vijnë mbi tarracën e shtëpisë tonë,

ato sjellin lumturi.

Kur vështrojmë zogjtë të fluturojnë në grupe drejtë Perëndimit të Diellit,

ato sjellin lumturi.

Kur të dy sëbashku ndjejmë flladin e freskët të mbrëmjes,pas një ere të lehtë,

ato sjellin lumturi.

Kur Natyra na jep gjithçka nga vetja,

ka raste kur nuk jemi pranues të lumturisë,

por bëhemi egoistë dhe peng të mërzisë.

Le të bashkojmë duartë tona dhe të bëjmë gjerat,që na sjellin lumturi,

të përqafojmë Natyrën tonë dhe ta mbrojmë gjer në përjetësi.

Fier/17/1/2022.

Albania

About Post Author