Fatbardha Budini:Lulet


 Lulet.

Lulet janē ato, që zbukurojnē anembanë gjithë botën,
kanë efekt qetësues dhe të kënaqin shpirtin prej aromës.

Kur eci në rrugë në mes luleve shumëngjyrëshe kaloj,
bukurinë dhe aromën e tyre shumë e
adhuroj.

Lulet janë ato,që sjellin magji të madhe në jetën tonë,
ato na mbushin zemrën me dashuri dhe grindjet parandalojnë.

Njerēzve, qē duam lule të mrekullueshme iu dërgojmë,
dhe mesazhe tē ëmbla dashurie, ato çdo kujt iu ofrojmë.

Aty ku ka lule shumëngjyrëshe njerëzit gjithmonë ndalojnë,
për të blerë lule për ditëlindje dhe në raste madhështore, ato i dhurojnë.

Lulet janë pjesë e mrekullueshme e Natyrës, që Zoti na i ka dhuruar,
parqet dhe kopështet botanike me to janë zbukuruar.

Lulet janë buzëqeshje, qē dashurinë kanë për të treguar,
ato janë mrekullia më e bukur, që Zoti na ka bekuar.