Fatbardha Budini
Meloditë e dashurisë

Le ta qetësojmë erën, ndërsa engjëjt për ne vallëzojnë,
melodinë e dashurisë dhe lulet që fillojnë dhe lulëzojnë.
Sythat që sapo çelin dhe përkëdhelen nga vesa,
duke lajmëruar se po na vjen e bukura pranvera.
Zemra të ndërthurura nga lumturia madhe dhe qiellore,
shkruan puthjet romantike dhe tepër dashurore.
Tingëllojnë këmbanat e fundit të ajrit të vjeshtës,
përshpëritjet e ëmbla të dashurisë që sjellin ardhjen e pranverës.
Brenda dhe jashtë kjo ndjenjë sa vjen edhe rritet,
dashuria jonë e bukur jo kurrë nuk do venitet.
Ëndrrat tona kurrë nuk do të skadojnë,
le ta ruajmë me sinqeritet dashurinë përgjithmonë.
T’i mbajmë dorën njëri-tjetrit dhe kurrë mos t’ia lëshojmë,
le t’i ndjejmë sëbashku tik-taket e zemrës tonë.
Velat e perëndimet e Diellit u ngjyrosën në ngjyrë të artë,
largojnë pluhrat e shtigjeve të dashurisë së zjarrtë.
Duke dëgjuar fjalët e tua të ëmbla të dashurisë,
mbretëresha ime unë jam i dashuruar me ty marrëzishtë.