Fatbardha Budini:Mikja ime e çmuar


Fatbardha Budini

Mikja ime e çmuar.

Ndoshta mund të ketë flori në male,

perla të bukura thellë në det.

Këto thesare nuk thonë asgjë për mua,

sesa miqësia jonë e vërtet.

Ndoshta diamantet janë të bukura,

dhe vlejnë shumë para.

Ato nuk do më kishin lumturuar,

sesa përqafimet e ngrohta që ti mikja ime më ke dhuruar.

Ka shumë njerëz që mbledhin ar të paçmuar,

por ti mikja ime je thesari më i çmuar.

Unë kam atë,që do të thotë gjithçka për mua,

miqësinë tënde,që nuk ka të paguar.

Ti je dhurata më e bukur që Zoti më ka dhuruar.

Miqësinë tonë për jetë do ta ruaj,

sepse për mua je dhe mbetesh mikja ime më e çmuar.

About Post Author