Fatbardha Budini
Mirëserdhe muaj Prill.
Ju uroj nga zemra muaj të mbarë!
Titulli: Ky prill i vrenjtur.
Gjatë gjithë ditës retë e ulëta nëpër qiell janë shpërndarë,
me plotësinë e tyre u mblodhën mbi Tokën e artë.
Gjithë ditën ajo mjegull e butë gri këtë Toka ka mbështjellë,
kodra, lugina, dete, oqeane dhe çdo
qytet.
Nuk ka pasur zë në këtë ditë sot,
për të thyer qetësinë e Natyrës në këtë botë.
Asnjë lëvizje nuk mund të dallohet,
prej krijesave të gjalla, që në këtë botë jetohet.
Unë qëndroj për të dëgjuar fërshëllimën e erës,
edhe pse kjo është dita e parë e mujit të dytë të pranverës.
Gjethet e pemëve tunden furishëm
nga era,
sot duket vërtet sikur sa po ka trokitur
vjeshta.
Sot kur zgjova,pash në mëngjes
sythat të dorëzuar prej erës,
edhe pse rritja e tyre është e dyfishtë,
Natyra sot po duket shumë e trishtë.
Sot lulet e margaritave kanë shpërthyer dhe nga era po valëzohen,
lulet e bardha si qumështi në çdo vend po zbulohen.
Shqisat e mia vërtet në këtë ditë po ledhatohen,
nga kjo mrekulli që nga Zoti po

na dhurohen.
Vetë Toka, Ajri, Era dhe gjithë kjo Natyrë me shumë vrenjtësi,
është e veshur me aromën e luleve të lagura nga ky shi.
Kjo ditë e çuditëshme me re të bardha, gri dhe të veshur nga zymtësia,
shpirtin tim po e kaplon, paksa melakolia, paksa lumturia.
Albania