Mirësevjen pranverë.
Ja dhe muaji mars në çdo shtëpi sapo erdhi,
edhe pse qielli është i mbuluar me shumë re gri.
Sythat e luleve kanë çelur me plotë hijeshi,
tregojnë se pranvera e bukur tek ne sapo trokiti.
Sot duhet të ishte një ditë e bukur me Diell,
por koha ndryshon dhe çdo herë të papritura na sjell.
Era filloi të lëkundi gjethet dhe degët e pemëve,
duket sikur po i sjellin paksa trishtim kësaj pranvere.
Por ne nuk duhet të jemi të mbytur në
trishtim,
pranvera do ndriçoj në ditët në vazhdim.
Do lindi Dielli dhe do lëshoj rrezet
e tij,
do çelin lulet shumëngjyrëshe dhe gjithë hijeshi.
Do vijnë nga larg dallëndyshet dhe zogjtë shtegtarë,
me cicërrimat e tyre do mbushin çdo anë.
Do dalin fëmijët të luajnë,të
këndojnë,
praverës së bukur mirëserdhjen ti urojnë.
Ja tani Dielli u shfaq në qiellin ngjyrë gri,
shkëlqimi i tij bën që fytyra të na buzëqeshi.
Le ti urojmë mirëserdhjen kësaj stine pranvere,
dhe ti japi shëndet,lumturidhe begati, çdo zemre.
