Fatbardha Budini:Motivi i jetës tonë.


Fatbardha Budini

Motivi i jetës tonë.

Frika më e madhe nuk është se jemi të papërshtatshëm.
Frika jonë më e madhe është se jemi të fuqishëm jashtë mase.
Është drita jonë ajo, që na tremb më së shumti dhe jo errësira jonë.
Shpesh duhet t’i bëjmë pyetje vetes kush jemi ne,

që të jemi brilant, të mrekullueshëm, të talentuar,përrallor?
Në fakt kush jemi ne që të mos jemi?
Ne të gjithë jemi fëmijët e Zotit.
Ne kemi luajtur paksa me jetën tonë
dhe kjo gjë nuk i ka shërbyer botës ku jetojmë.
Nuk ka asgjë të qartë për zvogëlimin e kësaj loje,
në mënyrë, që njerëzit të mos ndihen të pasigurt pranë nesh.
Të gjithë jemi të destinuar, që të shkëlqejmë,siç bëjnë dhe fëmijët.
Ne të gjithë jemi lindur për t’u shfaqur,
lavdia e ZOTIT është para nesh.
Kjo lavdi nuk është vetëm tek disa prej nesh,
ajo është e pranishme tek të gjithë
njerëzit.
Ndërsa e lëmë dritën tonë të shkëlqej,
në mënyrë të pamenduar u japim leje
njerëzve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërsa jemi të çliruar nga frika jonë,
prania jonë menjëherë ka çliruar të tjerët.
Fier/9/1/2022
Albania

About Post Author