Fatbardha Budini:Motivi im


Fatbardha Budini

Motivi im

Motivi im sot qëndroi tek, ky pëllumb i bardhë,
e ngulitur në tik-takun e zemrës së tij të artë.

Forca e tij në mendjen time është afruar,
dhe shtrihet në krahët e mi,që duket sikur janë duke fluturuar.

Këtë bukuri dhe gëzim,që Zoti na i bëri dhurat,
shembull për njerëzimin dhe mirënjohje
gjithë kujt i fal.

Nga të gjithë shpendët,që ka kjo Botë,
Zoti zgjodhi llojin e tij,si më të bukurin dhe më paqësorin në këtë Tokë.

Sa bukur të isha pak çaste në Botën e tij,
do të doja të fluturoja edhe unë unë si ai.

Do të doja të fluturoja edhe unë si
ai,
të shihja këtë Natyrë me plotë
hijeshi.

Të përulesh është vetëm sekreti i tij,
pastërtia,dashuria dhe paqja e tij të jep
gëzim në shpirt.

Do të doja shpesh të ndiqja rrugën e pëllumbit,
që të ndiqja mënyrë tjetër të
reflektuarit.


About Post Author