Fatbardha Budini:Ndjenjat e një djali


Fatbardha Budini

Ndjenjat e një djali

Ai djalë të do edhe pse nuk ta ka thënë,
që herët dhe shumë gjatë.
Ti je gëzimi i tij në çdo vend,
tema e tij në çdo këngë.

Aty ku pretendohet bukuria,
një hir i fshehtë nga dashuria.
Tek ty sheh hijeshitë e fytyrës dhe të zërit tënd,
që nuk e ka parë tek asnjë femër,asnjë vend.

je e vetmja ndjenjë që ai ka për ty,
atë e sheh vetëm në shkëlqimin që kanë ato sy.
Ai çdo sekond,çdo minutë për ty mendon,
në zemrën e tij do të të mbaj gjithmonë.

Shpirti i tij mësohet vetëm nga ti,
me aromën tënde vetëm ti i sjell freski.
Nëse ti i jep dashuri me plot përkushtim,
dashuria e tij do jetë e madhe dhe pa mbarim.

Ti për të je bërë tema më e mirë,
për të ndërthurrur netët dhe ditët me dëshirë.
Ti për të jeni ëndrra më e mirë,
dhe për jetën e tij ke shumë rëndësi.

Ti për të je dashuria e vetme në përjetësi,
dhe këtë gjë duhet ta ndjesh dhe ti.
Ai ka shpresën tek ti më të mirë,
dhe dashuria që ka për ty është tepër e dlirë.

Ti duhet të qëndrosh brenda humnerës së madhe të tij,
sesa të pretendoni vëmendjen e një tjetri.

Ai nuk preferon që rrugët e jetës t’i kaloj në vetmi,
por do që të jetë sëbashku me ty deri në përjetësi.

FIER/14/2/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.