Fatbardha Budini:Në botën e kujtimeve


Fatbardha Budini

Në botën e kujtimeve.

Sot rrezet e arta të Diellit,më zgjuan në kujtime,
fotot tek i shihja më çuan në fëmijërinë time.

Aty ku jeta ime ishte e mbushur me të qeshura dhe ëndërrime,
dhe mendova se do zgjaste gjatë gjithë jetës time.

Disa fëmijë i shihje të buzëqeshur duke u spërkatur në pishina verore,
dhe disa të tjerë, tek vraponin për të blerë akullore.

Shoh fotografitë të bëra shumë vite
më parë,
aty ku sytë fëmijëve kishin shkëlqimin e tyre të artë.

Asnjëherë nuk e kisha menduar se bota fëminore do të përfundonte,
unë qëndroj vetëm me një buzëqeshje përpara këtyre fotove.

I mbaj kujtimet e mia ngulitur në albume,
nuk u besoj kornizave ato edhe mund të thyhen.

Gjithçka që kam janë imazhet të mbërthyera nëpër faqe,
nuk mund të kthehet kurrë fëmijëria ime,
ajo do mbetet vetëm në kujtime.

Paqja sot ma mbushi zemrën dhe shpirtin tim.

Çdo foto më kujton fëmijërinë dhe rininë,
janë ato që më sjellin në shpirt, qetësinë dhe lumturinë.

About Post Author