Fatbardha Budini

Një flokë dëbore
Një natë nga dritarja pash një flokë dëbore të binte,
dhe papritur u enda në botën e madhe të kujtimeve.
Ndërsa dëbora binte në heshtje dhe pa u ndjerë,
këtë imazh pash derisa u bë si një batanije,
e veshur në ngjyrë të argjentë.
Toka e bardhë që shkëlqente papritur u zbeh
dhe deri në Agim u bë e hollë si një mbulesë.
Dielli ashtu siç doli,ashtu u zhduk përsëri,
dhe fillova të kujtoj të bukurën rini,
kur miqësia ishte perfekte,s’kishte djallëzi
dhe lidhjet familjare ishin me plot lumturi.
Sot kontaktet janë të rralla dhe në largësi,
fëmijët ikin në mërgim për të patur një jetë më të mirë,
por prindrit mbeten në vetmi dhe të plagosur në shpirt.
Sa shpejtë kjo jetë mori një tjetër kthesë, duket se po mësohemi me këtë ves.
Shumë gjëra në jetë mund të ndryshojnë
dhe na duhet çdo gjë ta riorganizojmë.
Në gjumë ndërsa flemë dhe jemi duke medituar,
për bekimet e mëdha që Zoti na ka dërguar.
Ashtu si Nata që kthehet në të bukurën Ditë,
ashtu dhe batanija e krijuar prej dëbore nga Dielli filloi të shkrijë.
Ka shumë gjëra që i kemi anashkaluar,
refuzuar dhe shumë herë kemi gabuar,
dhe shumë herë para Zotit jemi penduar,
dhe falje prej tij kemi kërkuar.
Ndërsa bora shkrin dhe kthehet në baltë,
mardhënia e mirë mes njerëzve po bëhet më e rrallë.
Kështu në këtë vit që sapo ardhur,
duhet të falenderojmë Zotin për gjiçka që na ka dhuruar.
Le të jemi sa të mundemi në zemër me plot mirësi,
për miqtë dhe familjet tona të japim respekt dhe dashuri.
Le të jemi të respektueshëm dhe plot mirësi,
si në familjet tona ashtu dhe në shoqëri.
Ndryshe nga fjolla e deborës që shkrihet kaq lehtë,
le të mbajme kontaktet tona me familjet tona dhe me miqësinë e vërtet.
Fier/4/2/2022
Albania