Fatbardha Budini:Njerëz të pafytyrë


Fatbardha Budini

Njerëz të pafytyrë.

Nga të gjitha gjërat ju zgjodhët rrugën
e pafytyrësisë,
e ardhmja juaj është veshur prej
zymtësisë.

Pa shpresë,pa vizion këtë jetë po e
jetoni,
ju kurrë njerëzit e drejtë nuk doni t’i
dëgjoni.

Askush nuk mund të ju zbus në këtë
rrugë që keni filluar,
ju zgjodhët të ecni në rrugën e gabuar
dhe të vetmuar.

Ju e larguat veten përgjithmonë nga
e vërteta,
dhe doni shoqërinë ku mbizëtëron vetëm gënjeshtra.

Ju kërkuat jetë të shthurrur dhe tepër vëmendje,
në të gjitha vendet e gabuara dhe për ju kjo ishte e vetmja zgjidhje.

Shumë njerëz mërziten dhe qajnë me njerëz të tillë,
sepse ata nuk kanë zemër dhe e kanë shpirtin e ligë.

A mund të ketë vallë një shpresë për këta njerëz,
a do mund t’i ndihmoj dikush t’ua heq këtë ves të keq.

Njerëzit e drejtë janë të pushtuar prej pikëllimit,
nuk mundet askush t’i ngushlloj prej trishtimit.

Lotët e nënave pikojnë pikë-pikë nga sytë,
për fëmijët e tyre që u bënë tepër të
pafytyrë.

Shumë duam të kthehemi në vitet tona të rinisë,
kur njerëzit ishin të drejtë dhe tepër shpirtmirë.

Ne shpresojmë për një të nesërme me më shumë dritë,
për shpëtimin e fëmijëve dhe gjithë
rinisë.
Fier/13/3/2022
Albania

About Post Author