Fatbardha Budini:Rikthim në rini.


Fatbardha Budini

Rikthim në rini.

Mikja ime më ngacmoi,për disa rrudha të reja në fytyrë,
nuk po përpiqem të fsheh moshën time,këtë e shoh vet me sy.

Ky trup ka mbijetuar vite më parë,shumë gjallëri,
pres një shans,për t’u kthyer në të bukurën rini.

Jam e vetëdijshme se kujtesa ime një ditë do të shkatërrohet,
Miqësia dhe të afërm,që i dua mund të më lënë pas dhe nga kjo botë të largohen.

Unë ende jam duke u mbajtur,pas ëndrrave,që dua të realizohen,
ka plotë momente të bukura,që mendjen time po afrohen.

Ndërsa kreh flokët,veshtroj veten time në pasqyrë,
sytë e babait tim më vështrojnë ëmbël në fytyrë.

Papritur kap vështrimin e vajzës së re,që isha vite më parë,
rinia ime është zbehur,por shpirti im ka mbetur i ri dhe i bardhë.

E vetmja gjë,në këtë jetë,që prek shumë shpirtin tim,
është për njerëzit,që u larguan nga kjo botë në një rrugë pa kthim.

Çdo lindje e re e Diellit,sjell shpresë të re për shpirtin tim,
me shumë mall luftoj,për paqen,që më sjell lumturi.

Fytyra,trupi im kanë ndryshuar shumë,që nga ajo kohë,
pavarësisht nga sfidat e jetës,shpirti im është dhe mbetet i bardhë gjithmonë.


About Post Author