Fatbardha Budini:Rruga e jetës tonë


Fatbardha Budini

Rruga e jetës tonë.

Para se të vij frymëzimi ynë i fundit,
para se lulja në mes shkretëtirës të humbi.
Ne kemi në mendje të jetojmë në lumturi,
dhe të duam njëri-tjetrin me plot dashuri.

Duhet të jemi sëbashku në çdo vetmi,
në këtë Botë të egër dhe plot mizori.
Ne këtë epokë të mbushur me fatkeqësi,
me njerëz që zemrën e kanë me plot ligësi.

Le të jemi pranë atyre që janë në vështirësi,
që kanë nevojë për respekt dhe ngrohtësi.
Le t’i mbushim zemrat tona me mirësi,
që Zoti të na bekoj me shëndet dhe begati.

Le t’i mbushim zemrat me plot bardhësi,
dhe të largojmë të keqen nga shpirti.
Gjithçka që ne në këtë Botë, sot jemi,
gjithçka që ne në të vërtet mund të jemi,
gjithçka që ne në të vërtet duam të jemi.

Që vitet e jetës tonë të jenë plot gjallëri,
që çdo moment të ketë shumë rëndësi,
le t’i jetojmë ato me shumë paqe e dashuri,
që kjo Botë të vishet me plot lumturi.

Kur gjatë udhëtimeve ne do të qeshim,
kur në shumë raste ne duhet të heshtim.
Ne do të ecim në rrugët e gjata të jetës,
dhe drejtë asaj që është e të vërtetës.

Kjo rrugë është e gjatë dhe plotë gjemba,
me shumë zbatica dhe me shumë rrjedha.
Një rrugë që në shumë pengesa kemi ecur
në vendet ku këmbët tona kanë shkelur.

Kjo është një rrugë e gjatë që nuk ka kthim,
derisa të shohim lulet që kenë plot lulëzim,
derisa të shohim zhurmën e lumit rrjedhës,
derisa të mahnitemi nga bukuritë e jetës.

Derisa të vij për të gjithë ora e vdekjes,
ne do të vazhdojmë udhëtimin e jetës,
vetëm atëherë do të themi se vërtet ne këtë jetë e kemi jetuar.

About Post Author