Fatbardha Budini:Tē duash


Fatbardha Budini

Tē duash.

Të duash është të ndash jetën sëbashku me shumē dashuri,

për të ndërtuar plane speciale për një ardhme me plot lumturi.

Për të punuar krah për krah nē çdo hap, në çdo vështirësi.

Dhe më pas të buzëqeshim me plotë krenari,

dhe të gjitha ëndrrat do i tregoj vet

realiteti.

Të duash është të ndihmosh dhe të inkurajosh,

me buzëqeshje dhe fjalē të sinqerta duhet të respektosh.

Me njëri-tjetrin për të marrë dhe për të ndarë kohë,

për të dëgjuar dhe për t’u kujdesur më shumë se kushdo.

Të duash është të kesh dikë të veçantë në kētë jetë,

i cili të mbështet në çdo çast dhe të jep shpresë.

Të jesh aty ndër vite e vite me

rradhë,

të qeshura dhe lot sëbashku duke i

ndarë.

si partner, të dashur, mik apo si njē vlla mē të madh.

Të duash është të krijosh kujtime me plot mallēngjim,

të kujtosh momentet më tē bukura të viteve të rinisë.

Dashuria ēshtë mē e madhja nga të

gjitha,

sepse vetëm duke e ndarë jetën sëbashku të vijnë gjitha të mirat.

Kam mësuar kuptimin e plotë të mbështetjes dhe të kujdesit,

dhe të gjitha ëndrrat e mia realizohen dhe mē largojnë prej stresit.

Kam mësuar kuptimin e plotë të vet

jetës,

duke qënë e dashuruar me ju me shpirt dhe prej zemrës.

About Post Author