Fati i jetës sime-Aziz Isak Ahmeti


Vargjet më poshtë ia kushtova bashkëshortës sime, Nazife Shala-Ahmeti, derisa ishte në jetë, tani e ndjerë

FATI I JETËS SIME

Nga një vajzë e emancipuar dhe mirë e edukuar

Arrite të bëhesh arsimtare e mësimit klasor e diplomuar

Zgjodhe këtë profesion vetë me dëshirë

Ishte për ty, vërtet, ky një vendim i mirë

Familjarët të ndihmuan aq sa patën mundësi

Edhe besimin e madh e kishin në ty.

Shihej dëshira jote e madhe për të studiuar

Atje në Prishtinë, studimet i pate përfunduar

Lidhja me fshatin e lindjes të ktheu në Shalë

Ah, me sa gëzim fillove të punosh për herë të pare!

Arrite suksese me fëmijët e katundit aq shumë

Hajt një vit, dy vite, por edhe një vit më shumë

Mandej vendose për fatin e jetës, si gjithë femrat tjera

Eh, doje të merrje një vendim, shpejt e shpejt si era!

Ty, me shumë dëshirë, martesë unë të propozova

Ishe e vendosur për të pranuar, me ty edhe u martova.