Fati i mallkuar-Petro Sota


————————–

Eh, sa shumë, dikur unë ty të desha,

Por fati, s’na bashkoj kurrë të dy ne,

Netëve të vona, për ty shkruaj vjersha,

Ndërsa ti e trishtuar, me burrin tënd fle,

Vargjet që shkruaj në heshtje i lexon,

Zemra gufon, psherëtimën dot s’e ndal.

Por ti burrin tënd, kurrë se përqafon,

Dhe ai për dashurinë, s’të thotë një fjalë.

Sepse ti e di, që për ty i kam shkruar,

Dhe ndoshta kjo gjë të jep pak lumturi,

Se fati çuditërisht, për ty qe i mallkuar,

I mallkuar, se të mashtroi në dashuri.

Në gjumë ti ndoshta, pëshpërit diçka,

Dhe në ëndërr, dashuri bënë me mua,

Më thua, të mos shkruaj për të tjera gra,

Vetëm për ty, edhe pse s’të kam grua.

Ti ndoshta ndjehesh keq me atë pranë,

Dhe ato janë çastet, më të trishta të tua,

Loti të pikon në faqe e fshehurazi qan,

Sepse e di, që unë ty më shumë të dua.

Je kaq e bukur, kur të shohin çuditen,

Që je gruaja e atij burri, nuk e besojnë,

Njëqindë djem për ty mund të vriten,

Prandaj fatin tënd, të gjithë e mallkojnë.

Por nuk na deshi fati, që të ishim të dy,

Dhe një tjetri, pa e dashur i jep lumturi,

Ndërsa ti për vete, e mban lotin në sy,

Sepse nga ai, nuk more kurrë dashuri.