FATI I NJË NËNE
(Fjalët janë të saj…deri sa
po bleja diçka nga duart e saj të stërlodhura)
E lodhur nga jeta me halle shumë
Zbritur kam nga malësia në qytet
Kam mbledhur ca perime me mund
Lutem t’shes diçka e diç për t’blerë.
Në shtëpi s’kam as bukë e as kripë
E ngrënë s’kam qe tri a katër ditë
E raskapitur mblodha këto perime
Që mbjellur i kam me dorën time…
Jeta më lodhi me brenga e mërzi
Fëmijët më ikën ne Greqi e Itali…
Po unë vazhdoj jetēn sa të mbijetoj
Ka kohë n’kasollë asnjë s’më vizitoi.
O Zot më ndihmo që t’mos bie në shtrat
Nëse një ditë vdes kujt mos t’i hy n’hak
E vështirë qenka jeta e vetmuar n’pleqëri
Ku treti morali,nderi;ku janë fëmijët e mi..?
Zymer H.Haliti