FATI IM
Fati im,
Litar me penj,
Lidhur zgjidhur në lumenj,
Ngjizur, stisur me cipenj!
Fati im,
I gjori fat!
Mijëra herë e kam inat,
Hapur,mbyllur kat më kat!
Lodhur, shplodhur plak i ri,
Fuqia mbi pafuqi!
Fati im,
Kurorë me shkarpa,
Dhjetë tamburë, dyqind harpa!
Mbathur, zbathur me të katërta!
Fati im
Litar me kashtë,
Lidhur, zgjidhur pesë a gjashtë,
Jorgani me këmbët jashtë!
