Fati s’na do të gjithë njëlloj!!!-Edna Kapurani


Fati s’na do të gjithë njëlloj !!!

Një sërë mendimesh në kokë më rendin…

në vijmë në botë vetëm një herë..

e jetojmë jetën si ne e duam…

apo asgjësë i japim vlerë ???!!!

E ngjyejmë botën me ngjyra plotë….

a grija e errët na sundon…,,,

i hapim sytë me gjithë dëshirë..

a mallkojmë ditën që na zgjon???

Se fati s’na do të gjithë njëlloj…

kur disa zgjohen ,ai fle gjumé..

kur ata rropaten në rrugët e jetës..

ai gërhin edhe më shumë !!!