Fatime Kalimashi-Dallëndyshet


DALLËNDYSHET

Dallëndyshet fluturojnë
Qiellit të hapur nëpër kaltërsi
Me krahët e thyer qiellit shtegtojnë
Për ta mbushur botën me mirësi.

Dhe kur këngët mbeten pa kënduar
Dhe kur zëri mbetet në heshtje
Me krahët e thyer e zemër të lënduar
Botës prapë i dhurojnë buzëqeshje.

Dallëndyshet udhëtojnë edhe në errësirë
Shikimin e mbajnë fluturimin drejt qielli
Për të mos patur ndarje e as lamtumirë
Botës i dhurojnë dashuri me rreze dielli.

About Post Author