FATIT NUK I DIHET KURRË
Njeriu lind,rritet,jeton dhe punon,
Në jetën e tij shumë gjëra provon,
Dikush mendon e beson tek fati,
Një tjetër beson më shumë tek zoti.
Njeriu gëzohet kur në jetë ka fitore,
Por s’duhet të qajë kur ka humbje,
FATIN e tij nuk e përcakton dot kurrë,
Besimin tek vetja duhet kërkuar më shumë.
Mund të ndodhë të t’mbyllet një derë,
Por vetja s’duhet lëshuarë asnjëherë,
Guxo dhe shpreso më shumë o njeri,
Për ty diku fshihet një tjetër shans i ri.
Merre jetën ashtu siç është,
Me të mirat dhe të këqijat që ka,
Jeta s’është një lule t’a mbash në pëllëmbë,
Gjithçka fillon dhe mbaron tek vetja.