“Fatjeta”
Poezi
Kafja e mbremjes
ngut guximin munguar,
edhe pse gembi mbi gjeth mbufatur
per shprese, dyshim duket se le,
si baristja pa goje, kafja dhe une:
gjithaq, brenda lokalit behur
pranvera, ndonese ende pacelur.
Herekur,
kohes se thundres se kalit,
ndersa njeriu hante njerine,
sipas nojmave te te “marrit”,
kur ne zgjedhe kau – popull blegerine,
keshtu, si tashme, barit jam gjendur,
me baristen e kafen shqeto, i dehur:
marsida ende s’e kish derdhur
prrushin e luleve permbi shtroje.
Kali vrapin –
thundres mavi,
nen thunder njerezit, balte dhe gure,
baristja sycele dhe une…
na e vrane dashurine,
pa te ardhme, pa shprese:
ligji…, thjesht nje frase –
lufte… Dhe klase!
Kjo mbremje e kafte s’eshte ajo,
e permbysur, ndryshuar, mrekulluar,
buzeqesh baristja e perhedhur,
me gembin e pranveres mbufatur
gati te shpertheje, kafja e zeze derdhur,
tundon koha hijen terr te mekatit:
vertitur reth – qarku drejt meje,
duke shtrenguar rrathet e fatit.
