Fatjon Malaj:Gjigant Ekonomik apo Xhuxh Politik?


Fatjon Malaj

Gjigant Ekonomik apo Xhuxh Politik?

Pothuajse të gjithë ekspertët pajtohen se ngjarja që ndikoi më shumë në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë qysh pas Luftës së Ftohtë ishte ndërhyrja ruse e 24 shkurtit 2022 (sipas Rusisë, një operacion special legjitim) i nisur nga Rusia kundër Ukrainës.

Është pikëpyetje e madhe e kësaj kohe sesi kancelari gjerman Olaf Scholz do të ketë sukses në këtë “provë të madhe politike dhe ushtarake” me të cilën u përball pak pasi mori detyrën.Duket e pashmangshme që kjo luftë e papritur por reale do të ndryshojë politikat e jashtme dhe të sigurisë gjermane, shenjat e para të saja kanë filluar të shfaqen.

Tashmë duket e sigurt se Gjermania nuk do të braktisë “politikën e përgjegjësisë” (Verantwortungspolitik), e cila mund të përkufizohet si demokratizimi i vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe inkorporimi i tyre në institucionet perëndimore, nisur kjo prej bashkimit të Dy Gjermanive më 3 tetor 1990.

Në këtë kontekst, është e nevojshme të monitorohet nga afër vendosmëria dhe ndryshimet që ka ndjekur deri tani politika e qeverisë së koalicionit të trefishtë në Gjermani, e përbërë nga socialdemokratët, të gjelbërt dhe demokratët e lirë, veçanërisht në marrëdhëniet e saj me BE-në, NATO dhe Rusinë.

Dihet se personi i cili bllokoi rrugën e anëtarësimit në NATO të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në vitin 2008 ishte kancelarja gjermane Angela Merkel.

Christoph Heusgen, një diplomat me përvojë, i cili ishte Kryekëshilltari i Merkelit në atë kohë dhe tani është Kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut,në fjalimin e tij në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin më 19 maj theksoi se kundërshtimi i qeverisë gjermane ndaj këtyre nismave të asaj kohe duhet të vlerësohet “në kontekstin e kushteve të ditës”.Po kështu, në artikullin e tij të titulluar “die Zeitenëende” (transformimi i kohës) botuar në gazetën Berlin Tagesspiegel më 18 maj, ai sugjeroi se qeveria gjermane të merrte tani vendime “sipas kushteve të sotme” duke i sugjeruar qeverisë të mbështesë antarsimet në BE dhe NATO të këtyre vendeve.

Në të vërtetë, deklaratatdhe qëndrimet e qeverisë gjermane të cilat nuk janë vetëm morale, por edhe një përgjegjësi politike dhe ushtarake duke mbështetur Ukrainën materialisht dhe moralisht, siç bënë SHBA, Anglia dhe pothuajse të gjitha vendet e BE-së gjatë luftës me Rusinë, çoi në një ndikim intensiv politik, tregtar. Konflikti tregtar midis Gjermanisë dhe Rusisëgjithashtu nënkupton edhe ndërprerjen e marrëdhënieve teknologjike.

Të jeshsot rus në Gjermani është një situatë shumë e vështirë, kjo dëshmohet nga fakti se dirigjenti rus Valery Gergiev u shkarkua nga Orkestra Filarmonike e Mynihut vetëm për shkak të marrëdhënieve të tija me liderin rus Vladimir Putin.Por jo vetëm ata si ai, por edhe ish-kancelari Gerhard Schröder si dhe ata të cilët në Gjermani njihen si “Russlandversteher”(Kuptues i Rusisë) janë në një situatë të vështirë.

“Gjuetia e shtrigave” kundër ish-kancelarit Shrëder, i cili këshillon presidentin rus Putin brenda SPD Socialdemokrate të Partisë Qeveritare dhe ende shërben në bordin e drejtorëve të kompanisë ruse të gazit natyror Gasprom, është shembulli i parë dhe i vetëm në historinë e Gjermania moderne.

Jo vetëm që Shrëderit i hoqën të gjithë stafin dhe kompetencat, por pasoi një debat i madh brenda SPD-së për “përjashtimin” e tij nga partia.Në fakt, proçesi i punës së Shrëderit me Putinin, i cili filloi në mesin e viteve 2000, u kritikua ashpër që në fillim, veçanërisht nga Partia konservatore CDU/CSU. Por ajo që është e re këtu është se ai tashmë si pasojë e zhvillimeve të fundit po kritikohet nga “partia e tij SPD” dhe i kërkohet të kthejë të gjitha vlersimet që ka marrë, si dhe të heqë dorë nga të  gjitha detyrat dhe kompetencat e tij brenda Partisë.

Përpjekja për të mos qenë i ashpër me Shroderin, i cili kontribuoi shumë në edukimin e kryeministrit Olaf Scholz, konkretishtëpërpjekja për të ndikuar në zgjidhjen e problemitvetëm me deklarata të tilla si është “më mirë të largohet” nuk ka dhënë shumë rezultate deri më tani, mbasi Schroeder ende nuk është larguar nga SPD.

Niveli i marrëdhënieve të qeverisë gjermane me Rusinë, rritur nën drejtimin e Merkelit është përmbysur. Tani vetëm 37% e gazit natyror të përdorur nga Gjermania në industri vazhdon tëvijë nga Rusia. Por Gjermania vazhdon të blejë gaz nga Rusia duke paguar nëeuro madje deri më sot ka bërë një pagesë rreth 12 miliardë euro në drejtim të Rusisë. Sfida e zëvendësimit të gazit natyror rus nuk do të jetë e lehtë për Gjermaninë. Fjalët se “do të jetë një dimër i ftohtë” për dimrin e ardhshëm po dëgjohen shumë në Gjermani këto ditë vere.Në këtë kuptimzgjatja e Luftës Rusi-Ukrainë nuk do të jetë e mirë për Gjermaninë. Prandaj në Gjermanijanë të rëndësishme deklaratat se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe prej kësaj arsye  Gjermania mendon se Ukraina duhet të vijë në tryezë dhe të bëjë kompromis me Rusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman në Kiev pati një jehonë të gjerë në opinionin gjerman.

Deklarata e Partisë së Gjelbër se Gjermania duhet të mbështesë luftën në Ukrainë erdhi prej ministrit të Jashtëm të atëhershëm Joshka Fischer, i cili në kohët e kaluara bindi Partinë e Gjelbër të dërgonte ushtarë gjermanë në Afganistan si dhe përkrahu pushtimin amerikan të Afganistanit pas sulmeve të al-Kaedës në 2001. Ky ishte shembulli i dytë.  Ky vendim i Partisë së Gjelbër, që përgjithësisht është “kundër luftës”, pranohet si tregues i qasjes “realpolitike” gjermane.

Deklarata e ministrit gjerman të Mbrojtjes të SPD-së se të gjitha llojet e armëve, përfshirë ato të rënda, do të dërgoheshin në Ukrainë, u mirëprit nga publiku gjerman. Deklarata e liderit kryesor të opozitës Friedrich Merz i cili shkoi në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky nga ku deklaroi se duhet dhënë çdo lloj ndihme tregon se mbështetja e dhënë për Ukrainën është një qasje jopartiake.

Edhepresioni i ambasadorit të Ukrainës në Berlin, Melnik, mbi qeverinë gjermane që nga fillimi i luftës,luajti një rol shumë të rëndësishëm ndikues për të ndihmuar Ukrainën. Qëndrimi i ambasadorit u diskutua gjërësisht por një sondazh i të rinjve javën e kaluar zbuloi se “presioni diplomatik” i ambasadorit Melnik ndaj qeverisë gjermane ishte i drejtë dhe efikas.

Paaftësia e Gjermanisë për të përballuar presionin e administratës Biden e cila në momentet e para ka qenë shumë hezituese edhe për shkak të furnizimit të saj më gaz rus, në fund solli një proces që çoi në prishjen e urave me Rusinë. Deklarata e Olaf Scholz për politikën e mbështetjes totale ndaj Shteteve të Bashkuara pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë tregoi peshën e presionit.

Padyshim, Gjermania dhe Franca, si dy fuqitë dominuese të BE-së, luajnë një rol të madh në bashkimin e të gjitha vendeve të BE-së dhe në sigurimin e unitetit të NATO-s si kurrë më parë.Njoftimi i Gjermanisë se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 100 miliardë euro sjell komente se Gjermania është një “vend fitues”. Sepse Gjermania mund të shfaqet si një fuqi e re ushtarake në mes të Evropës.

Gjermania, e cila deri tani ka qenë e kujdesshme në shpenzime, do të kryejë të gjithë modernizimin ushtarak dhe do të jetë më e forta midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në kërkimin e një arkitekture të re të sigurisë evropiane dhe “autonomisë strategjike”, domethënëse për atë çfarë  BE-ja kërkon. Nëpërmjet këtij shpenzimi ajo do të zvogëlojë sa më shumë varësinë e saj nga SHBA-ja në çështjet e sigurisë dhe do të sjellë më shumë fuqi.

Kjo do të thotë se Rusia largohet edhe më shumë nga Evropa Lindore dhe se “Lindja bëhet Perëndim”, domethënë demokratike. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë për Ukrainën të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, duket e sigurt se një strukturë e re e Sigurisë Evropiane do të shfaqet “përballë” Rusisë.

Miratimi i menjëhershëm i Gjermanisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Berlin më 15 maj do të thotë se Rusia është e rrethuar në Evropën Veriore dhe në rajonin e Arktikut. Do të shihet se si do të reagojë Rusia ndaj anëtarësimit të këtyre dy vendeve.Ndërprerja e rrjedhës së gazit në Finlandë mund të shihet si hapi i pare nga ana e Rusisë, por kjo nuk do të thotë se Finlanda duhet të heqë dorë nga kandidatura e saj.Edhe pse një nga problemet më të rëndësishme të Gjermanisë është emigracioni, dihet se në Gjermani ka ende 1.2 milionë pune të lira. Ndërsa shumica e 800,000 refugjatëve nga Ukraina pritet të kthehen, vlerësohet se edhe shumërefugjatë do të mbeten. Qeveria gjermane shpenzon miliarda euro për refugjatët, duke filluarnga kopshti deri te arsimimi i të rriturve dhe gjetja e një pune.

Ka edhe një element tjetër kryeministri Scholz i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe kujdeset që të mos përfshihet shumë në rivalitetin mes SHBA-së dhe Kinës.

Kina është një nga vendet ku Gjermania investon më shumë. Nevojat shumë të rëndësishme për pjesë këmbimi të prodhimit industrial gjerman, veçanërisht Airbus, plotësohen nga Kina.Dihet gjithashtu se presidenti amerikan Biden ka një interes të veçantë për Gjermaninë. Por Gjermania po përpiqet të ruajë “autonominë” e saj veçanërisht në fushën e ekonomisë.Mungesa e produkteve bujqësore, e cila pritet të përjetohet këtë vit, si dhe problemet e pritshme në eksportin dhe importin e produkteve bujqësore duket se do të jenë problem i madh edhe për Gjermaninë. Rënia e importeve të gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë gjermane.Në këtë kontekst, fakti që urat mes Gjermanisë dhe Rusisë nuk janë thyer plotësisht, është një çështje që është shqyrtuar me kujdes, siç shihet edhe nga fjalimet e rëndësishme të kryeministrit Scholz.

Është e vështirë të thuhet se Scholz, i cili është Kryeministër qysh prej 8 dhjetorit 2021, është një “kryeministër pa përvojë”. Edhe pse ka disa pritshmëri dhe mendime se koalicioni trepalësh që ai drejton mund të shpërbëhet, ky koalicion ka më shumë gjasa të vazhdojë.

Në fund të fundit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë arritën të bëhen qeveri pas një kohe shumë të gjatë në opozitë. Ata nuk do të duan të largohen nga pushteti në një kohë kaq të shkurtër. Në këtë rast, duket se kancelari Scholz do të jetëkryeministri që do t’i japë fund joefektivitetit të Gjermanisë si në zgjerimin e BE-së, ashtu edhe në atë të NATO-s dhe do të cilësohet si “jo vetëm si një gjigant ekonomik, por  edhe jo si një xhuxh politik për të cilin është akuzuar deri më tani”.

About Post Author