Fatjon Malaj:Lufta Rusi-Ukrainë veprime dhe një vendimmarrje “Made in KGB”!


Fatjon Malaj

Lufta Rusi-Ukrainë veprime dhe një vendimmarrje “Made in KGB”!

Megjithëse inteligjenca është një ndër elementët kryesor i nevojshëm për çdo shtet, ajo e vetme në rast të përfshirjes së shtetit në luftë asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të çuar pa asnjë resurs, forcë e mjet tjetër drejt fitores. Megjithatë, përdorimi në kohë, korrekt dhe efektiv i inteligjencës mund t’u japë palëve privilegje të rëndësishme dhe një vendimmarrje shumë të favorshme në kohë paqe e në mënyrë të paevitushme gjatë zhvillimit të një lufte. Në situatën aktuale të luftës e cila po zhvillohet në Ukrainë, sistemi rus i inteligjencës po përdor në mënyrë më intensive metodat e inteligjencës njerëzore si në rastin “Negociatori”.

Ajo që duket qartazi deri më sot është se inteligjenca ruse, raportin e dërguar te presidenti i vendit të saj përpara se ai të merrte vendimin për ndërhyrjen e trupave të tij në Ukrainë e ka përpiluar në mënyrë jo profesionale, utopike dhe euforike. Këtë e tregoi gjithë forma dhe përmbajtja e sulmit i cili ishte jo vetëm të qënit plotësishtë larg realitetit por ishte dështim i plotë në çdo element të tijin, e kjo situatë përligj më së miri “djersët dhe marrjen e gojës” së drejtorit të FSB-së Sergei Naryshkin kur pyetej nga ana e presidentit Putin në transmetim direkt se çfarë mendonte ai në statusin e drejtorit të FSB rreth hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, megjithse dihet botërishtë duhet thënë se Putin është “Ice-Golden-Boy” i dalë nga mitra intensive e KGB-së e cila është famoze për brutalitetin e saj  duke qenë në shumë raste superiore edhe ndaj CIA dhe MI5 e MI6 por duket se pasrendësja e saj FSB më shumë se punë profesionale masazhon e intimiduar emocionet dhe deliret presidenciale duke përkrahur e përpiluar materiale analitike të cilat përligjin vendimmarrje fatale e kjo është pikërishtë ajo se çfarë nuk duhet të bëjë një “Shërbim Inteligjent” e kundërta  e kësaj është misioni i tij.

Gajtë kësaj lufte si “Partizani i Panjohur” ekziston edhe një personazh tjetër Ivan Bakanov i cili është drejtori i SBU-së ukrainase, është shumë here më i ri në moshë se Sergei Naryshkin i FSB-së dhe po rezulton shumë më efikas me SBU (Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës) se homologu i tij edhe pse historia, mundësitë, resurset e tij janë shumë më të pakta se të FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse).

Në rastin e shërbimeve sekrete nuk mund të mos bëjmë paralelizëm me bordellot ku drejtimin e të cilave e kanë kryekurvat të cilat jo domosdoshmërisht e kanë fituar statusin “Krye” nga vitet në moshën e tyre por nga dinamizmi e intensiteti i proçesit që kryejnë bazuar në cilësinë dhe numrin e rasteve të punës dhe suksesit në specialitetin e tyre.

Duket shumë e mundshme që inteligjenca ruse tashmë mbasi ka hyrë në territorin e shtetit të Ukrainës të grumbullojë informacion me forma si marrja në pyetje e robërve të luftës, zhvillimi i intervistave me refugjatët, si dhe të marrë në mënyrë aktive informacion nga agjentët e saj të vjetër të rekrutuar e infiltruar në funksione kyçe vite e kohë më parë se të fillonte lufta e cila po zhvillohet aktualisht mbasi qoftë edhe në mënyrë të zbehtë mbas zhvillimeve të vitit 2014 e në vazhdim kuptohej se një ndërhyrje ruse në Ukrainë ishte e pritshme.

Mund të thuhet se edhe inteligjenca ukrainase po vepron në të njëjtën mënyrë po me këto metoda. Nga pikëpamja teknike, Rusia po përdor në mënyrë më efektive mundësitë e inteligjencës elektronike. Megjithatë, inteligjenca ukrainase është në  pozicion më të favorshëm se Rusia për momentin, pasi merr mbështetje të madhe nga shërbimet inteligjente të vendeve perëndimore në këtë kontekst sofistikimi i të cilëve është mbresëlënës.

Edhe pse Rusia ka një shkollë të fortë në krahasim me Ukrainën për sa i përket inteligjencës (Shërbimit Sekret), shërbimet e fuqishme të inteligjencës perëndimore janë akoma edhe më fuqishëm në mbështetje të Ukrainës dhe qartasi mund të themi se po ndërmarrin veprime të përbashkëta kundër Rusisë ky bashkim po jep rezultate dukshëm cilësore.

Ukraina në këtë luftë ka disa avantazhe në situatën e kontributit me informacion dhe përfshirjes së shërbimeve të tjera, por mbasi të përfundojë kjo luftë vite më vonë mund të ketë disavantazhin se: Agjentët e shteteve të tjera të cilët janë në Ukrainë nga shërbimet e inteligjencës të cilët kanë mundësinë të vëzhgojnë, njohin  dhe marrin informacion në rajonin ukrainas në të cilin ndodhen aktualisht plotësishtë do të transferojnë  informacionin që ata kanë marrë te shërbimet e tyre, sepse siç thonë shprehjet e urta të popullit shqiptar “Qeni leh atje ku ha(ushqehet)” dhe “më mirë një qen mik sesa  një mik qen”. Për këtë arsye, askush nuk mund të garantojë se informacioni i marrë nga këta agjentë nuk do të përdoret kundër vetë Ukrainës në të ardhmen, por në këtë moment kjo është gjëja që ka më pak ose aspak rëndësi. Shërbimet e inteligjencës perëndimore gjithashtu ofrojnë ndihmë serioze për Ukrainën në fushën e inteligjencës elektronike dhe spiunazhit kibernetik, rasti më tipik i kësaj ndihme të inteligjencës elektronike u tregua qartë  në fundosjen nga ana e ukrainasve të krenarisë së Forcave Detare Ruse raketëmbajtëses, kryqëzorit “Moskova” 65 milje larg qytetit të Odesës, ngjarje kjo e pranuar me krenari të thyer, dhimbje dhe vështrisësi të madhe nga ana e rusve, të cilët në njoftimet e para bënin me dije se fundosja ishte për shkak të një aksidenti dhe jo prej silurave të forcave të armikut.

Një moment befasues i cili bëri opinion botëror të kuptonte për herë të parë se ngjarjet po zhvilloheshsin si në filma spiunazhi, se edhe në këtë luftë të fundit roli i shërbimeve sekrete do të ishte domethënës, ishte lajmi për vrasjen e negociatorit ukrainas Kireiev për të cilin versioni i vërtetë u mësua me shumë  vonesë madje ende nuk ka asnjë sqarim shterues zyrtar.

Ndërkohë që negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdonin, vdekja e një diplomati ukrainas pas zhvillimit të vetëm një raundi negocimi në javët e kaluara zgjoi dyshimin e publikut se duart e fshehta të shërbimeve sekrete ishin aktivizuar edhe shumë më tepër seç do mund të fantazohej. Prej momentit të parë mbasi u mësua vdekja e tij pati disa supozime: U pretendua se ukrainasi Denis Kirieiev antar i ekipit negociator ukrainas u qëllua për vdekje nga SBU. Sipas informacioneve të marra nga burime të hapura, u pretendua se Denis Kireiev po spiunonte “duke ndërruar anë e kaluar në atë të rusve”. Besohet se Kireiev fillimisht iu nënshtrua marrjes në pyetje të ashpër dhe më pas u vra. Mendohet gjithashtu se Kireiev edhe mund të jetë ekzekutuar menjëherë për arsye se shteti është në gjendje lufte. Duke qenë se Ukraina ka një shërbim inteligjence të shkollës së KGB-së, spiunët që kanë ndërruar anë janë ekzekutuar menjëherë në të kaluarën, madje pa u menduar e vlersuar edhe shkëmbimi i tyre me robër të kapur nga armiku.

Duket se ekzekutimi i Denis Kireiev është kryer pasi ai ka ndryshuar anë duke u vënë në shërbim të shtetit armik. Në vijim të akuzës janë hedhur pretendime se Kireiev ka pasur takime sekrete me ekipin e Putinit duke informuar për çfarë hapash e lëvizje do të kryente Ukraina e duke marrë e zbatuar detyra nga Rusia. Me shumë mundësi, komunikimi i Kireiev me inteligjencën ruse – (kjo mund të jetë me telefon, me ndihmën e një aparati që i është dhënë ose duke përdorur një pikë të vdekur) – është vënë re dhe është vërtetuar nga inteligjenca ukrainase e pikërisht për këtë shkak më vonë është ekzekutuar.

Arsyet e Kireiev për ndryshimin e krahut dhe kalimin në anën e armikut mund të jenë të shumta. Së pari, pikëpamjet e tij politike mund të jenë pro-ruse tashmë nuk do të ketë kurrë raste si ai i Kim Filbit dhe shokëve të tij të Kembrixhit por nuk përjashtohen motivet politike si arsye për tu vënë në shërbim të vendit armik. Shërbimi rus i inteligjencës mund ta ketë mbështetur Kireiev me motive financiare për të punuar për të, ose inteligjenca ruse mund t’i ketë premtuar Kireiev-it një karrierë nëse Rusia fiton luftën. Megjithatë, procesi i negociatave mund të rrezikohet edhe nga njerëz që kanë ndryshuar anë. Inteligjenca që vjen nga vetë objektivi mund të ndryshojë lehtësisht procesin e negociatave. Kireiev mund të ketë rrjedhur informacion në inteligjencën ruse për atë për çfarë ishte apo mund të ishte i bindur delegacioni ukrainas. Si rezultat i zbulimit të agjentit në radhët e negociatorve, si Ukraina ashtu edhe Rusia mund ti kenë bërë pyetje të rëndësishme vetes së tyre. Rusia sigurisht që vuri në dyshim se si u deshifrua Kireiev dhe si u arrit formulari i kontaktit të Kireiev, gjithashtu Ukraina vuri në dyshim se përmes kujt u përfshi dhe u pranua Kireiev në negociata. Në të njëjtën kohë, është shumë normale që në mënyrë të pashmangshme lind dyshim dhe një ndjenjë pasigurie që mbizotëron brenda delegacionit ukrainas. Kjo është një situatë që minon besueshmërinë e negociatave për të dyja palët. Përveç kësaj, ka pretendime se jo vetëm Kireiev, por edhe emra të tillë si Vlodymyr Struk, Mikhail Kononovich, Elena Berezhnaya po spiunojnë për inteligjencën ruse. Nëse shikojmë rrjedhën e luftës, mund të thuhet se situata e inteligjencës ruse nuk po shkon fare mirë.

Arsyet kryesore për këtë janë si më poshtë: janë shërbimet e inteligjencës perëndimore të cilat po mbështesin Ukrainën dhe po kryejnë veprime të përbashkëta kundër Rusisë. Është gjithashtu e qartë se inteligjenca ruse nuk kish marrë parasysh se populli ukrainas mund të jetë kaq patriot,trim dhe elastik. Fuqitë perëndimore gjithashtu ofrojnë shumë ndihmë me armë për Ukrainën të cilat japin efikasitet dhe sukses.

Në këtë tabllo të deri tanishme nuk mund të injorohen as veprimet sabotuese të Rusisë.

Sabotatorët; Ata janë nga ushtria e rregullt ruse, është grupi Wanger, janë shtetas nga kombësi të ndryshme të cilët herë vishen si civilë e herë vishen si ushtarakë, kryejnë ekzaminime të hollësishme dhe  zhvillojnë operacione në rajon poshtërsishtë po masivizohen edhe rastet e përdhunimeve nga ana e tyre, rasti i fundit i interceptuar nga ana e partnerëve perëndimor ku ushtari rus motivohej nga ana e eprorit të tij të kryente përdhunim por gjithashtu i kërkohej që edhe të bënte kujdes dhe mos të linte prova është tregues se kjo luftë është “Made in KGB”, nuk ka asnjë parim e standart moral në trajtimin e civilëve e veçanërisht fëmijëve dhe gjinisë femërore. Këta ndajnë informacionin e marrë nga rajoni me inteligjencën ruse. Jemi dëshmitarë të shumë lajmeve në rrjetet sociale se sa shumë të tillë janë kapur nga ushtarët ukrainas.

Konkretisht nga radhët e rusve edhe pse si rrallë herë në luftrat e fundit pushtuese janë vrarë shumë ushtarakë me grada të larta deri madhore, nuk ishte publikuar asnjë njoftim për vrasje efektivi nga radhët e inteligjencës deri sa kapiteni Alexey Glushchak i inteligjencës ushtarake GRU, 31 vjec, nga Tyumeni në Siberi, u vra gjatë kasaphanës në Mariupol por detaje të vrasjes së tij nuk janë bërë të ditura. Gjithashtu se deri sa lart në hirarki ishin të rekrutuarit e shërbimeve ruse kuptohet nga vrasja e zëvendës shefit të inteligjencës ukrainase, Dmitry Demyanenko, pra për vite e vite me radhë shërbimi sekret rus ka patur si spiun të tijin zëvendës drejtorin e përgjithshëm të shërbimit sekret ukrainas.

Kjo luftë e cila është më shumë lufta personale e Putin se sa lufta e Rusisë do të jetë një njollë turpi për shërbimin e inteligjenës ruse sigurisht nëse presidenti i tyre “Made in KGB” i ka vlersuar dhe jo injoruar ata në materialet të cilat kanë përpunuar lidhur me ndërhyrjen e cila solli edhe vendimin për ndërhyrjen e trupave ruse e cila filloi luftën në Ukrainë.

About Post Author