Politikanët japin municion,
Të pasurit japin ushqime ,
Të varfërit dërgojnë fëmijët në luftë.
Kur mbaron lufta !……….
Politikanët përqafojnë njëri tjetrin,
Të pasurit rrisin çmimet ushqimore,
Të varfërit !……….
Kërkojnë varrin e fëmijëve.
Jeta e nënave bëhet më e vështirë,
Sepse çdo gjë është e dhimbshme,
Qan toka, qielli, e deti,
Lufta e tërmeti ska mëshirë
Kufoma të shtrira pran gërmadhave
Që presin tu bëhet varrimi.
Djalli bërtet i ” gëzuar “,
Vdekja me vdekje do mbretërojë
Mbushja e pellgjeve me gjakë,
Parada e zezë e zjarrit……..
Në kardiogramin e ditës,
Nënat, vejusha, jetimët ….
Dhimbje e zier me lotët……
Toka ka filluar po dridhet .